Flash

Basha sulmon qeverinë për aferën e inceneratorëve, akuza edhe Berishës: Po na bën opozitë

Lapsi.al 17 February 2022
Basha sulmon qeverinë për aferën e inceneratorëve, akuza

Kryetari i Partisë Demokratike i ka ndarë në tre pjesë aktorët e përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Të parët në radhë sipas tij janë qytetarët dhe Partia Demokratike, e cila po mundohet të zbulojë këtë aferë.

Në grupin e dytë Basha përfshin Partinë Socialiste, që sipas tij, po mundohet me çdo kusht të mos zbulohen të dhënat.

Në grupin e tretë, rendit ish-kryeministrin Sali Berisha, që Basha e akuzon se po i bën opozitë vetë opozitës.

“E dyta është një ndarje domethënëse në tre grupe. E para janë shqiptarët, sepse me paratë e atyre është bërë afera. Bashkë me to janë edhe PD, se është insistuar shumë të mbyllet. Sa herë vijnë dëshmitarët aty, anëtarët socialistë pengojnë, duke sulmuar anëtarët e PD. Duke pamundësuar ardhjen dëshmitarëve me lloj-lloj sebepesh vetëm e vetëm që të mos bëhet transparencë. Opinioni publik është informuar që kjo është një skemë e strukturuar. Këta njerëz që kanë boshatisur llogarinë e tyre, në fakt nuk janë pronarët e vërtetë. Pronarët janë qeveritarët, nuk është Koka, por janë gjysma e kabinetit dhe kreu i qeverisë.

Ky është grupi i parë, opinioni publik dhe PD. Grupi tjetër janë ata që janë kapur me presh në duar. Një pjesë e kupolës së qeverisë, të cilët sa herë që ne denoncojmë janë të porositur të flasin për çfarëdo që u vjen në mendje për të hequr vëmendjen nga kjo aferë. Faktori i tretë nuk është pjesë e PS, por si në fjalor e qëllime janë të njëjtë, duan të zvogëlojnë zbulimin e kësaj afere. Kemi të bashkuar ata që janë të kapur në aferë, me një pjesë tjetër që i thotë vetes opozitë, e bën opozitën e opozitës. Që ka dalë sot para jush ja 3 herë edhe aty në sallë. Ai ngre pretendime, akuza, për të hequr vëmendjen nga kjo aferë. E nga ana tjetër është PD”, tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI