Flash

"Do dridhen themelet si tërmet”/ Berisha paralajmëron: Do dalin përgjime të komunikimeve të fshehta të qeveritarëve me bandat

Lapsi.al 17 February 2022
"Do dridhen themelet si tërmet”/ Berisha paralajmëron: Do

Në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikohen përgjime të politikanëve shqiptarë duke komunikuar me bandat. Ish-lideri i opozitës tha se gjatë një hetimi të policive të katër shteteve të Bashkimit Europian janë zbuluar lidhje mes qeveritarëve, drejtorëve dhe prokurorëve në Shqipëri me elementë kriminale vendas dhe të huaj.

Sipas Berishës, të përfshirë janë ministra të niveleve të larta, megjithatë ai nuk përmendi emra konkretë. Këto deklarata pasojnë ato të bëra më herët gjatë ditës në seancën e parlamentit teksa replikonte kreun parlamentar të Partisë Socialiste, Tauland Balla. 

“Hetimi i fundit i kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë, pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët shqiptarë për komunikime të fshehta, themelet e narko shtetit po dridhen si në një tërmet. Ju garantoj se në ato përgjime, ka emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish, e shumë të tjerë. E mirëpres si një zhvillim shumë të rëndësishëm në betejën kundër narkoshtetit. Ju bëj thirrje këtyre agjencive për një hetim të pavarur, sikundër i bëj thirrje antimafias italiane në një akt mbështetje dhe ndihme kundër bashkëpunimit transatlantik të mafias të hetojë me të gjithë potencialet e saj aferën e inceneratorëve në Shqipëri. Këtu është bërë korrupsioni ligj, transparenca është bërë përjashtim. Vetëm protestat e zgjidhin këtë. Do të fillojmë sa më shpejt që ta gjykojmë të arsyeshme. Protestat për Portin dhe inceneratorët do të jenë më të fuqishmet që ka njohur vendi”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI