Flash

Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë

Lapsi.al 17 February 2022
Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë

Kjo e enjte shënon 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Më 17 shkurt të vitit 2008 kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej në arenën ndëkombëtare. Deri më tani, Kosovën e kanë njohur 117 shtete.

Ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë temë e diskutueshme, pasi Serbia ka kundërshtuar, duke e cilësuar të paligjshme Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Më 18 shkurt 2008 presidenca e BE vendosi që vendet anëtare të ishin të lira për të vendosur nëse do ta njihnin pavarësinë e Kosovës. Shumica e vendeve të unionit e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e njohin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI