Flash

"Mijëra euro për plehrat"/ Basha: Gjysma e kabinetit Rama janë pjesë e aferës korruptive

Lapsi.al 17 February 2022
"Mijëra euro për plehrat"/ Basha: Gjysma e kabinetit Rama

Edhe jashtë dyerve të parlamentit, kryetai i Partisë Demokratike ka zgjedhur të vijojë të denoncojë aferën më të komentur të kohëve të fundit, atë të inceneratorëve. Në një deklaratë për gazetarët, Basha ka thënë se komisioni hetimor, i drejtuar nga Tabaku, ka mbërthyer çështjen e inceneratorëve. Sipas Bashës, kokat e mëdha pas korrupsionit masiv janë zyrtarë dhe qeveritarë të kabinetit Rama. Kryedemokrati tha se ministrat rrinë në pritje se kush do të jetë kurbani i radhës që do të flijhet për të mbuluar skemën e strukturuar korruptive.

"A mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u përfshirë edhe vetë Edi Rama. Kush ka ngjyer gishtin pas shpinës së qeverisë. Para fytyrës së qytetarëve janë akoma imazhet e denoncimit në prokurori, Rama mblodhi grupin parlamentar dhe e çoi te inceneratori. Pse? Mjafton që mesazhet që Edi Rama dha nga inceneratori i Elbasanit. Ky komision po provon si ka funksionuar ngritja e kësaj skeme. Esenciale janë disa element të padëgjuara më parë. Si fakti i 17 akteve zyrtare brenda disa ditëve. Edi Rama dhe ministrat të shpjegojnë si përgatitën VKM brenda 8 orësh dhe të shpallnin fitues. Disa ministra presin se ku do të bjerë gishti i kurbanit të radhës. A mund të ndodhnin këto pa miratimin Edi Ramës. E dyta është një ndarje domethënëse në tre grupe. Grupi i parë është opinioni publik që janë shqiptarët. Sa herë që vijnë dëshmitarët aty dhe mundohen të pengojnë marrjen në pyetje duke sulmuar anëtarët e PD. Duke pamundësuar ardhjen e disa prej dëshmitarëve të thirrur me lloj lloj sebepesh. Opinioni publik është informuar që kjo është një skemë e strukturuar. Këta njerëz që kanë boshatisur llogaritë e tyre nuk janë pronarët e vërtetë. Por politikanët që fshihen pas tyre. Koka është bishti. Është gjysma e kabinetit dhe pa dyshim kreu i qeverisë”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI