Flash

Morën me forcë peng 16-vjeçarin në makinë, arrestohet vetëm njëri prej bashkëpunëtorëve

Lapsi.al 17 February 2022
Morën me forcë peng 16-vjeçarin në makinë, arrestohet

Dy persona akuzohen se kanë marrë me forcë në makinë një 16-vjeçar.

Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa bashkëpunëtori tjetër është shpallur në kërkim prej policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. B., 34 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe shpallën në kërkim shtetasin I. D., 25 vjeç, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë në mjet, një 16 vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit I. D”, thotë policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI