Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Përplasja për Ukrainën, Moska dëbon numrin dy të ambasadës së SHBA në Rusi

Lapsi.al 17 February 2022
Përplasja për Ukrainën, Moska dëbon numrin dy të

Dpartamenti amerikan i Shtetit tha se Rusia ka dëbuar zëvendësshefin e misionit në Ambasadën e SHBA-së në Moskë, Bart Gorman. Një zëdhënës i ambasadës konfirmoi dëbimin të enjten, por nuk dha detaje se përse është ndërmarrë kjo masë.

Zëvendëssekretarja për Media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e cilësoi dëbimin si “të paprovokuar”.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti tha se Gorman ishte i dyti në komandë në Ambasadën e SHBA-së në Moskë dhe se kishte një vizë të hapur.

Sipas agjencisë, ai ka kaluar më pak se tre vjet në Moskë.Ky zhvillim vjen në kohën e tensioneve të larta midis Uashingtonit dhe Moskës, për shkak të grumbullimit të trupave ruse në zonat kufitare me Ukrainën.

Zyrtarët amerikanë, së bashku me disa zyrtarë të tjerë perëndimorë, paralajmërojnë se pushtimi rus i Ukrainës mund të jetë afër. Moska mohon se ka plane të tilla.

Të këshilluara

Tjetër shtet heq certifikatën e vaksinimit

Nga sot Izraeli ka hequr detyrimin për paraqitje të certifikatës së vaksinimit kundër Covid në disa vende publike, duke lehtësuar kështu masat anti-Covid, pasi ...

17:12

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI