Flash

Tabaku-Spiropalit: Ku merr vesh ti nga këto afera, kur unë bëja interpelancë për inceneratorët ti ishte te trau i Doganës

Lapsi.al 17 February 2022
Tabaku-Spiropalit: Ku merr vesh ti nga këto afera, kur unë bëja

Që nga nisja e seancës së kësaj të enjte, parlamenti është shoqëruar nga përplasje të vazhdueshme mes mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me aferën e inceneratorëve. Kësaj radhe ka qenë kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku e cila ka replikuar me ministren e Shtetit Elisa Spiropali në lidhje me hetimet e komisionit. Tabaku ka shpotitur Spiropalin duke i thënë se ajo nuk merr vesh nga këto afera pasi kur PD i denonconte ajo ishte te ende te trau i Doganës.

“Kur unë bëra interpelancë për këtë çështje ti ishe te trau i Doganës. Për korrupsion jeni vërtetuar që jeni kapur. Sot akuzoheni për pastrim parash. A e dinë qytetarët shqiptarë se çfarë ka ndodhur me 430 mln euro. A e dinë se çfarë ka ndodhur me kompanitë e Klodian Zotos? Qeveria shqiptare ka dhënë paradhënie për Inceneratorin e Fierit pa u kryer ende puna. Korrupsionin e ka vërtetuar SPAK.  Kushdo i përfshirë me letër dhe shkresë është i përfshirë zyrtarisht. Jam ndjerë keq kur kam parë persona në moshën e tim eti në Komisionin e Vlerësimit të ofertave. I keni përdorur si lecka zyrtarët e këtij shteti. Mua nuk më trondit asgjë derisa t’i shkojmë në fund kësaj afere”, tha Tabaku.

Më herët, gjatë fjalës së saj Spiropali tha se pastrimi i vendi nga mbetjet ishte domosdoshmëri, duke shtuar se me ata që kanë bërë shkelje, do të merret drejtësia.

 

Të këshilluara

Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë

Kjo e enjte shënon 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Më 17 shkurt të vitit 2008 kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur sovra...

08:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI