Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Putin, akuza Ukrainës për shkeljen e të drejtave të njeriut të pakicave ruse

Lapsi.al 18 February 2022
Putin, akuza Ukrainës për shkeljen e të drejtave të njeriut

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ka parë një përkeqësim të situatës në Ukrainën lindore.

Duke folur në një konferencë shtypi në Kremlin, Putin bëri akuza të pabazuara për “shkelje masive dhe sistematike të të drejtave të njeriut” dhe “diskriminim të popullatës rusishtfolëse” në Ukrainë, raporton BBC.

Ai u kërkoi autoriteteve në Kiev të hyjnë në negociata me krerët separatistë. 69-vjeçari u tha gazetarëve se ai mbetet i gatshëm të diskutojë krizën në Ukrainë me liderët perëndimorë, por i akuzoi ata për injorimin e shqetësimeve të sigurisë së Rusisë.

Putin paralajmëroi gjithashtu se çdo marrëveshje duhet të përfshijë një zotim ligjërisht të detyrueshëm që NATO do të ndalojë zgjerimin e saj drejt lindjes.

Ai hodhi poshtë gjithashtu mundësinë e sanksioneve perëndimore dhe argumentoi se SHBA dhe aleatët e saj do të gjejnë gjithmonë një pretekst për të vendosur ndëshkime financiare ndaj regjimit të tij.

Deklarata e tij vjen pasi SHBA akuzoi Rusinë për grumbullimin e rreth 190,000 trupave përgjatë kufijve të Ukrainës.

Të këshilluara

Tjetër shtet heq certifikatën e vaksinimit

Nga sot Izraeli ka hequr detyrimin për paraqitje të certifikatës së vaksinimit kundër Covid në disa vende publike, duke lehtësuar kështu masat anti-Covid, pasi ...

17:12

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI