Flash

Taksistët e Elbasanit në protestë: Çmimi i karburantit është i papërballueshëm, po falimentojmë

Lapsi.al 18 February 2022
Taksistët e Elbasanit në protestë: Çmimi i karburantit

Problemet e hasura gjatë muajve të fundit nxorën sot në protestë taksistët e Elbasanit. Drejtuesit e furgonëve dhe taksive thonë se çmimi i lartë i karburantit është i papërballueshëm dhe se nëse gjendja vijon e tillë, ata do të falimentojnë.  Ata  thonë se ende nuk e kanë rritur cmimin e udhëtimit, pasi kjo do të ndikonte në braktisjen e këtij shërbimi nga qytetarët, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.

“ Nga autoritetet nuk kemi ndonjë përgjigje që mund të na jape zgjidhje. Karburantet tani kanë shkuar në maksimum, por ne i kemi mbajtur çmimet njëlloj”, shprehet një taksist.

Problematika tjetër lidhet me faktin se ata janë të detyruar që kur transportojnë pasagjerë në Tiranë të kthehen bosh. Sipas tyre ky urdhër i bashkisë vlen vetëm për Tiranën dhe kjo i penalizon ata.

"Kthimi pa pasagjerë nga Tirana na penalizon. Një invalid për të shkuar në Tiranë duhet të marrë dy taksi. Kam marrë dy herë gjoba nga bashkia e Tiranës. Polici i bashkisë më ka treguar te TEG-u të zbres nga makina një invalid."

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI