Flash

Vrasja në Greqi e një 19-vjeçari, dëshmitarët identifikojnë 20-vjeçarin shqiptar

Lapsi.al 18 February 2022
Vrasja në Greqi e një 19-vjeçari, dëshmitarët

Autoritet greke po përpiqen të hedhin më shumë dritë mbi rastin e vrasjes së 19-vjeçarit, Alkis Kampanos, përmes identifikimit të autorëve nga miqtë e tij, të cilën i mbijetuan sulmit të dhunshëm në fillim të muajit shkurt jashtë stadiumit në Selanik.

Sipas informacioneve, deri më tani është identifikuar i riu i cili ka pyetur tifozët e ekipit Aris se “çfarë ekipi jeni ju”.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin shqiptar, i cili dyshohet se ka përdorur një thikë në sulm, me të cilën është vetë plagosur.

Procesi i identifikimit pritet të përfundojë në orët në vijim. Qëllimi është të sqarohet shkalla e përfshirjes së secilit prej 12 të akuzuarve në krim, në kombinim me gjetjet e tjera, si gjurmët e gishtërinjve dhe ADN-në, si dhe pamje video nga vendi i krimit.

Mes të akuzuarve është dhe një tjetër shqiptar, 19-vjeçari që u arratis në Korçë një javë më parë, i cili më pas u vetëdorëzua te policia helene.

Proto Thema shkruan se dëshmitarët shohin  secilin të akuzuar mes personave të tjerë të ngjashëm me të. Ata pyetën nëse i njohin fytyrat që shohin. Në rast identifikimi dëshmitarët pyeten se cili ishte roli i autorit në sulmin tragjik, që i mori jetën 19-vjeçarit grek.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI