Flash

Prezantohet kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' për Durrësin/ Berisha-demokratëve: Mos çoni asnjë votë për logon e konfiskuar të PD

Lapsi.al 19 February 2022
Prezantohet kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë'

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në mbështetje të kandidatit të 'Shtëpisë së Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Durrës, Ardian Muka. Teksa fliste përpara demokratëve, ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje të mos votojnë Partinë Demokratike, duke theksuar se çdo votë për këtë logo shkon për Ramën.

Këtë të shtunë, në ditën kur u hap zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme, Berisha i bëri thirrje qytetarëve të ndahen nga regjimi i Edi Ramës, por edhe të largohen nga liderat e dobët që shkojnë nga humbja në humbje, duke iu referur Bashës.  Berisha tha se demokratët duhet të votojnë për kandidatin e vërtetë të PD, atë të Shtëpisë së Lirisë.

“Ju bëj thirrje asnjë votë për logon e konfiskuar të Partisë Demokratike se Edi Rama ia dha me polici. Çdo votë është e humbur për Partinë Demokratike. Çfarë lideri është Lulzim Brava.Çdo njeri të pyesësh të thotë është lider i dobët. 4 humbje njëra pas tjetrës. Ai bën pazare për veten e tij dhe jo për interesat tuaja. A mundet të votohet ky njeri që kalon nga humbje në humbje. Është mëkat t’u kërkosh të tjerëve votën”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI