Flash

Fundoset “Nëndetësja”: raste pafund e një traversë dëshpërojnë Devollin që merr humbjen e tretë radhazi

Lapsi.al 20 February 2022
Fundoset “Nëndetësja”: raste pafund e një

Vendosi një gol i Emiljano Vilës, që kompromentoi ndeshjen e Dinamos, që doli e humbur, pavarësisht një intensiteti të lartë rastesh të shpenzuara para portës së Demës. Mjaftoi kaq që Teuta të rigjejë suksesin pas dy humbjesh radhazi, duke zhytur Dinamon një distancë nga zona e rënies nga kategoria.

Ishte ndeshja që duhej fituar dhe me dy dështimet e para në pankinë të Devollit, nëndetësja e nisi me marsh të lartë, por pikërisht në kundërsulmin e parë Emiljano Vila finalizoi brenda zonës sugjerimin e Hebajt, duke thyer Harizajn. Pas golit, Blutë sulmuan kokë ulur në kërkim të barazimit dhe Çinedu e Ibraimi provuan deri në fund, të shkonin në dhomat e zhveshjes në ekuilibër.

I njëjti skenar u vu në skenë pas rifillimit me Dinamon që shtyu përpara me forcë, pa mundur megjithatë të gjejë goditjen fatale. Ibraimi e Denison, në harkun e dy minutave, krijuan panik në prapavijën durrsake, e vënë në sprovë ndaj këmbënguljes së skuadrës së Devollit për të barazuar. Presingu i të besuarve të Devollit krijoi akoma shanse për barazimin, por zemërimi për një ndeshje që po shkonte kundër asaj që po tregonte fusha i bënte kaotikë dinamovitet, që rrezikuan edhe njëherë kapitullin në fund të kohës së rregullt, kur Plaku tregoi kualitetin me një goditje fine, por me pak më tepër forcë se duhej, duke e kaluar topin mbi kuadratin e portës. Në minutën e parë shtesë, Dema bëri ndërhyrjen vendimtare duke i mohuar golin Mihanës nga fare pranë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI