Flash

Ishte nisur me armë e municion luftarak drejt Kosovës, 34-vjeçari kapet në Tropojë

Lapsi.al 20 February 2022
Ishte nisur me armë e municion luftarak drejt Kosovës,

Bie në prangat e policisë së Tropojës një 34-vjeçar, i akuzuar për trafik të paligjshëm të armëve dhe të municioneve luftarake.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Shoshan’, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit me iniciale S.D., i cili me automjetin e tij “Volksëagen”, po transportonte dy  armë zjarri automatikë,  1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.

Ndërkohë armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme,  për të verifikuar nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shoshan”.

Transportone armë zjarri me qëllim trafikimin drejt Kosovës,  kapet e vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

– S. D., 34 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij “Volkswagen”, po transportonte dy  armë zjarri automatikë,  1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Armët e sekuestruara do dërgohen  në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI