Flash

“Nuk jam i kënaqur me arbitrimin”: Shehi pranon humbjen, por ka rezerva për disa episode

Lapsi.al 20 February 2022
“Nuk jam i kënaqur me arbitrimin”: Shehi pranon humbjen, por ka

“Kemi pasur vështirës pjesën e parë. Gabuam që pësuam një gol shumë shpejtë dhe kur pëson kështu në të tilla fusha, me kundërshtarë të tillë që kthehen mbrapa, bëhet shumë e vështirë”. Orges Shehi nuk e fsheh dëshpërimin për një humbje të papritur në fushën e skuadrës që mbyllte renditjen. Pritej që kjo javë të ishte në favor të bardhebluve, por nuk ka rezultuar kështu dhe tani renditja është ngushtuar me Lacin e vendit të dytë: “Momentet e fundit futëm dhe Beqirajn dhe Nikqin luajtëm gjithçka për gjithçka. Mund të luanim me më shumë topa në zonë, sepse kjo ndeshje nuk ka shumë për të interpretuar”, shpjegoi Shehi.

Tekniku bardheblu ka rezerva mbi arbitrimin e jo vetëm për rastin e Xhixhës: “Ca të them!? Kur vendimet merren me gjakftohtësi edhe gjyqtari mund të gabojë. Unë personalisht nuk jam i kënaqur. Ne vijmë me një humbje pas 6 fitoresh dhe 1 barazim. S’ka pse të kemi presion. Ne do të donim të fitonim, por ky është futbolli”.

Në lidhje me incidentin e fundit të ndeshjes, kur u godit Gjumsi, Shehi nuk ka dashur të komentojë, përvecse të siguronte se lojtari është mirë: “Gjumsi fatmirësisht është mirë. Ka marrë një të çarë dhe më vjen mirë që nuk e mori afër syrit, por gjendja është e mirë. Pse e zëvendësova? Nuk ka nevojë ta lëmë ekipin em 10 vetë, kur e kishim një ndrim dhe pse ta rrezikoja Gjumsin” e mbylli Shehi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI