Flash

Video/ Shikoni penalltinë skandaloze të Neymar: "Një gafë e tillë nuk është parë prej kohësh"

Lapsi.al 20 February 2022
Video/ Shikoni penalltinë skandaloze të Neymar: "Një
Surprizën në Stade de la Beaujoire e ka bërë Nantes, duke mposhtur 3-1 PSG, që ndalet pas katër fitoreve radhazi. Një fillim makth i ndeshjes për skuadrën e Pochettinos: në të 4', në fakt vendasit kaluan në avantazh me kundërsulmin e finalizuar nga Kolo Muani. Situata u përkeqësua më tej në të 16', kur Merlin u shërbye nga Bukari dhe i vetëm brenda zonës e dërgoi topin në rrjetë me një të majtë fenomenale. Vendasit nuk u ndalën dhe një prekje me dorë e Wijnaldum shkaktoi penalltinë me të cilën Blas mposhti Navas, duke i cuar shifrat në 3-0. Vetëm dy minuta në pjesën e dytë PSG shkurtoi diferencën me Neymar, por në 58 braziliani hodhi poshtë mundësinë për të hapur ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme. PENALLTIA E SHËMTUAR E NEYMAR Të besuarit e Mauricio Pochettinos zhgënjejnë përsëri nga 11 metra me Neymar që realizoi një nga gabimet më të jashtëzakonshme të penalltisë që është parë në shumë kohë. Ish-lojtari i Barcelonës supozoi paraqitjen e tij tipike nga pika e bardhë, me vrapim të shkurtër, përpara se të vazhdonte të bënte një goditje kaq të dobët dhe qendrore sa që në thelb u duk sikur po ia pasonte portierit. Supozimi ishte se Neymar po priste që portieri i Nantes të hidhej herët dhe u pushtua nga paniku kur nuk pati asnjë lëvizje, por rezultati sidoqoftë ishte katastrofik. PSG pëson humbjen e dytë në kampionat, por mbetet +13 nga vendi i dytë i Marsejës që megjithatë ka një ndeshje më pak. Nantes, nga ana tjetër, u ngjit në 38 pikë dhe me një sukses kaloi Lille, Lens, Monaco dhe Rennes: skuadra e Kombouare është përkohësisht e pesta së bashku me Lyon.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI