Flash

Allegri, motivon Juventusin: "Villarreal shumë cinik, duhet një ndeshje për Champions"

Lapsi.al 21 February 2022
Allegri, motivon Juventusin: "Villarreal shumë cinik, duhet një

Pasi kaloi fundjava, pika e marrë ndaj Torinos ndoshta është me të vërtetë e vlefshme, siç kishte thënë Max Allegri menjëherë pas derbit, duke ngjallur njëfarë hutimi tek vetë tifozët e Juventusit. Sepse, me llogari të bëra, bardhezinjtë e gjejnë veten në garë për Ligën e Kampionëve duke fituar pikën ndaj Atalantës (madje edhe ndaj Interit) dhe mbajti hapin e Milanit. Tani, megjithatë, koka duhet të shkojë në Champions, tek ajo që është në lojë, e skuadra që duhet të sfidojë nesër dhe quhet... Villarreal.

Prandaj Juventus fluturon në Spanjë për 1/8 e Ligës së Kampionëve që është e vështirë për t'u deshifruar dhe për t'u kataloguar në koeficientin e saj real të vështirësisë: "Një ndeshje shumë e vështirë, kundër një skuadre konkrete, cinike, shumë të stërvitur - deklaroi Allegri në prag të ndeshjes. E ne duhet të luajmë një ndeshje serioze, një ndeshje për Champions”.

Lajm i mirë për teknikun vjen në frontin e infermierisë: “Përveç Dybalas, Ruganit dhe lojtarëve të tjerë të dëmtuar afatgjatë, lojtarët e tjerë janë të gjithë mirë. Është gati edhe Bonucci, nuk ka kondicionin për të nisur nga minuta e parë, por është me ne. Rabiot? Gjithçka në rregull, asgjë e veçantë në stërvitje", përfundoi Allegri duke saktësuar situatën në lidhje me mungesat në transfertën spanjolle.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI