Flash

Fermerët dhe blegtorët e Jugut në protestë: Subvencionet nuk na mbështesin

Lapsi.al 21 February 2022
Fermerët dhe blegtorët e Jugut në protestë: Subvencionet nuk

Blegtorët dhe fermerët e Jugut janë mbledhur këtë të hënë në qytetin e Përmetit për të protestuar mbi vështirësitë që po hasin në këtë sektor. Kryetari i shoqatës së prodhuesve vendorë në mbështetje të blegtorëve të Përmetit tha se protesta po bëhet duke marrë në konsideratë rritjen e çmimeve dhe subvencionet.

"Subvencionet nuk mbështesin dhe nuk përfaqësojnë denjësisht fermerin dhe blegtorin shqiptar duke mos e bërë konkurrues edhe me rajonin. Kjo ka detyruar fermerët dhe blegtorët pothuajse të gjithë Shqipërisë të lënë punën e tyre dhe të gjenden sot në rrugë. VKM që ka dalë në datën 09.02 nuk rrit dhe nuk i jep mundësi fermerëve dhe blegtorëve të kalojnë këtë krizë në të cilën gjenden."

Kryetari i shoqatës tha se kjo protestë do vijojë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI