Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ukraina më sytë nga SHBA, i vë qytetit emrin “New York”

Lapsi.al 21 February 2022
Ukraina më sytë nga SHBA, i vë qytetit emrin “New

Qyteti i Novgorodske në rajonin lindor ukrainas të Donetsk kishte lobuar prej kohësh që të merrte mbrapsht emrin e tij të vjetër, New York. Tani që dhuna ka shpërthyer keqazi në këtë pjesë të vendit, ku përplasjet e shtuara me separatistët pro-rusë po rrisin frikën e një ndërhyrjeje të Moskës, ky emër nuk kalon pa u vënë re. Banorët kanë shpresë se ai do t`i ndihmojë.

“Mendojmë se ata nuk do të duan të bombardojnë një qytet me emrin Neë York. Shpresojmë shumë që emri do të ketë ndonjë ndikim”, tha Tatiana Krasko.

Kolonët gjermanë dhe pjesëtarë të Kishës Mennonite, që mbërritën në Rusi në kohën e Katerinës së Madhe, e themeluan qytetin në 1892.

Atij iu vu emri New York për shkak se e shoqja e njërit prej themeluesve, ishte me origjinë amerikane.

Në 1951-shin, autoritetet sovjetike ia ndryshuan për arsye ideologjie, por parlamenti ukrainas më vonë vendosi t`i kthente emrin e hershëm për t`u distancuar nga e shkuara sovjetike.

Novgorodske u gjend në frontin e luftës së Kievit me separatistët e mbështetur prej Moskës të cilët shpallën dy republika të “pavarura popullore” në lindje të Ukrainës pas aneksimit të Krimese nga Rusia në 2014-tën. Që prej atëherë, jeta aty, nuk ka qenë e lehte.

“Nuk e di, ketu kemi lindur e jemi rritur, por po mendojmë të largohemi. Nuk e di a ka më kuptim të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë vend. Nuk e kemi idenë sesa do të zgjasë lufta, ndaj ndoshta më e mira është të ikim prej këtej”, tha Sergei, banor i New York./ TCH

Të këshilluara

Tërmeti godet Stambollin

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter është shënuar në Turqi, pranë brigjeve të qytetit Tekirdag. Për fat të mirë, deri më tani janë raportuar...

13:32

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI