Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

E pabesueshme, por e vërtetë: CR7 humbet 10 milionë euro…për fajin e Trump!

Lapsi.al 22 February 2022
E pabesueshme, por e vërtetë: CR7 humbet 10 milionë

Humbja nuk është një opsion, jo për Cristiano Ronaldon. E jo vetëm në terren, por edhe kur bëhet fjalë për investime. Me kalimin e viteve, CR7 ka zhvilluar disa aktivitete kolaterale që lidhen me markën e tij: palestra, hotele, madje edhe një klinikë për mbjelljen e flokëve. E zakonisht, nëse diçka është e portugezit, do të japë rezultate të shkëlqyera. Çfarë nuk mund të thuhet së fundmi për zgjedhjen e investimeve të CR& në prona të paluajtshme. Në Lisbonë ka ende një mosmarrëveshje të fortë në lidhje me apartamentin luksoz të blerë nga Ronaldo në qendër të qytetit, ndërsa në Shtetet e Bashkuara portugezi ka humbur shumë para... për fajin e Donald Trump. Çfarë lidhje ka ish-presidenti amerikan? Epo, është një histori e çuditshme që e tregoi New York Post.

Gjithçka fillon në vitin 2015, kur Cristiano Ronaldo ishte te Real Madrid dhe Donald Trump ishte thjesht një sipërmarrës që kishte kandiduar së fundmi për zgjedhjet presidenciale. Atë vit CR7 bleu një apartament në Trump Tower në Nju Jork për 16 milionë euro: një pronë në Fifth Avenue, e cila përmban tre banesa të ndryshme. Duket e vështirë që dicka të shkojë keq, por ja që ndodhi. Zgjedhja e Trump dhe disa qëndrime të tij, i sollën shumë presion Cristiano Ronaldos për të hequr qafe një investim të lidhur me një emër kontrovers si ai i ish-presidentit. E pastaj, fundi i periudhës katërvjeçare në Shtëpinë e Bardhë, me polemikat për zgjedhjet e humbura, që i krijoi më tej probleme mediatike reputacionit të Trump.

New York Post shpjegon se Ronaldo në vitin 2019 e ka nxjerrë apartamentin në shitje për 9 milionë dollarë, që me kursin e këmbimit është pak më pak se gjysma e parave të paguara për ta blerë atë. Por më pas erdhi një tjetër problem i madh, pandemia, e cila largoi të gjithë blerësit e mundshëm nga një investim i tillë. Prandaj, shpjegon gazeta amerikane, çmimi i tregut ka rënë më shumë, duke arritur në më pak se 8 milionë dollarë. Praktikisht, CR7, që gjeti blerës për 6.3 milionë euro, humbi rreth dhjetë milionë euro. Një humbje që, sipas Forbes, sigurisht mund ta përballojnë ata që kanë fituar mbi një miliard euro në karrierën e tyre. Por Ronaldos nuk i pëlqen kurrë të humbasë...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI