Flash

Ironi në rrjet, Conte i përgjigjet Guardiolas: "Kundërsulm? Jo tamam..."

Lapsi.al 22 February 2022
Ironi në rrjet, Conte i përgjigjet Guardiolas: "Kundërsulm?

Antonio Conte ka zgjedhur rrjetet sociale, me një postim ironik të publikuar në profilin e tij në Instagram, për t'iu përgjigjur Pep Guardiolës, i cili pas humbjes në shtëpi të Manchester City ndaj Tottenham, i kishte cilësuar Spurs si një ekip 'kundërsulmuesish'. Një analizë padyshim që nuk është pëlqyer nga trajneri italian, i cili u përgjigj duke publikuar një video të tre golave të Spurs në Etihad Stadium të shoqëruar me një mbishkrim elokuent, të kompletuar me buzëqeshje: "Kundërsulm? Jo tamam...".

Në fakt, të gjithë golat e Spurs, si ai fillestar i Dejan Kulusevskit ashtu edhe ato dy në fund të ndeshjes nga Harry Kane, erdhën si pjesë e aksioneve të manovruara. Por është gjithashtu e vërtetë që komenti i Guardiolës i referohej qasjes taktike të ndjekur nga Tottenham në 90 minutat dhe jo vetëm veprimeve individuale.

"Pas avantazhit Tottenham mbrojti shumë poshtë dhe në një mënyrë tepër kompakte – sulmoi trajneri spanjoll - Me Kane nuk e humbet kurrë topin dhe mund të vraposh shpejt falë Son dhe Kulusevskit. Ata luajtën siç prisja, ishin të aftë në krijimin e hapësirave për kundërsulm”.

Në fund të ndeshjes Conte kishte preferuar të mos komentonte fjalët e Guardiolës, për ta bërë këtë disa ditë më vonë përmes një postimi që rinovon rivalitetin sportiv mes të dyve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI