Flash

Konflikt mes disa personave në Fushë-Mamurras, dy të plagosur

Lapsi.al 22 February 2022
Konflikt mes disa personave në Fushë-Mamurras, dy të plagosur

Dy persona kanë përfunduar të plagosur pas një konflikti, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur pranë Fushë-Mamurrasit ndërsa mësohet se të përfshirë në konflikt kanë qenë disa persona. Sipas policisë rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit Andi Diva, dhe Kastriot Lleshi, kanë  qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip " Honday''  duke plagosur shtetasit: Andi Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva , 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur për çështje banale.  Policia ka mundur të shoqërojë disa persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë.

Të këshilluara

Çfarë po kurdis JUTH këtë herë?

Ju kujtohet koncerti madhështor ku u lançua rreth tre vite më parë, pikërisht në muajin shkurt, platforma JUTH by Vodafone e që solli ekskluzivisht në Tiranë jo...

14:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI