Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Tensionet Rusi-Ukrainë, rritet edhe më tepër çmimi i naftës

Lapsi.al 22 February 2022
Tensionet Rusi-Ukrainë, rritet edhe më tepër çmimi i

Çmimet e naftës dhe të gazit janë në rritje, nga frika se kriza midis Rusisë dhe Ukrainës mund të shkaktojë ndërprerje apo çrregullime në furnizime. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila është pikë ndërkombëtare e referimit, arriti të martën në 99.38 dollarë për fuçi - çfarë është niveli më i lartë në shtatë vjet. Më 21 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck, si entitete të pavarura. Putin urdhëroi edhe vendosjen e trupave ruse atje.

Pse Putin i njohu separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë?

Disa vende perëndimore kanë kërcënuar me sanksione kundër Rusisë, e cila është eksportuesja e dytë më e madhe e naftës, pas Arabisë Saudite. Rusia është gjithashtu prodhuesja kryesore në botë e gazit natyror. Të martën, kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftoi se vendi i tij ka pezulluar procesin e certifikimit të gazsjellësit të diskutueshëm Rrjedha e Veriut 2, i cili do ta sillte gazin direkt nga Rusia në Gjermani.Në Londër, tregu i aksioneve u hap të martën për 1.4 për qind më i ulët, por e rimori veten në orët e mëvonshme.

Tregjet aziatike të aksioneve u mbyllën po ashtu më ulët dhe ngjashëm pritet të ndodhë edhe me bursat amerikane. /REL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI