Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Video/ Chelsea sheh çerekfinalen e Champions me Havertz e Pulisic: Vlahovic iluzionon Juventus

Lapsi.al 22 February 2022
Video/ Chelsea sheh çerekfinalen e Champions me Havertz e Pulisic:

Kampionët në fuqi të Europës, Chelsea, ka hedhur hapin më të sigurtë drejt cerekfinales së Champions League, duke fituar ndeshjen e parë të 1/8 në Londër kundër Lille 2-0. Vendosën golat e Havertz dhe Pulisic, që mjaftojnë që Tuchel të ketë një avantazh të rëndësishëm për kthimin në Francë. Barazon në Spanjë Juventus, që u iluzionua nga goli rekord i Vlahovic pas 32 sekondash, por u barazua nga Parejo, duke lënë gjithcka në ekuilibër në ndeshjen e dytë në Torino.

VILLAREAL 1-1 JUVENTUS

Villarreal-Juventus mbyllet 1-1 në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve. Bardhezinjtë e Allegrit u rikuperuan në pjesën e dytë pasi kaluan në avantazh pas vetëm 32 sekondash lojë me topin e parë të prekur në garë nga Dusan Vlahovic. E djathta fituese e serbit befasoi Rullin dhe i lejoi Juventusit të kalonte në avantazh. Italianët qendruan përpara deri në minutën e 66, kur Parejo gjeti golin e barazimit. Data palindromike (22/02/2022) premton mirë për debutuesin Vlahovic, i cili shënoi golin më të shpejtë të një lojtari që debuton në Champions League, pas vetëm 32 sekondash. Megjithatë, për Juventusin, rezultati i ndeshjes ishte me më pak fat: bardhezinjtë qëndruan në epërsi dhe gjithashtu në kontroll të lojës për 66 minuta, për të kapitulluar për shkak të një gabimi rrëqethës në mbrojtje: Rabiot humbi nga sytë Parejon, i cili u tregua i shpejtë për të mposhtur Sczcesny me një të majtë fluturimthi. Në Estadio de la Ceramica, ndeshja e parë e 1/8 të Ligës së Kampionëve përfundoi 1-1 (goli në transfertë nuk vlen më dyfish); raundi i dytë është programuar për në 16 mars në Torino.

CHELSEA 2-0 LILLE

Chelsea vrapon drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë të raundit të 16 më të mirëve, Blues mundën 2-0 Lille në Stamford Bridge dhe rezervuan praktikisht raundin tjetër, të cilin do ta përfundojnë më 16 mars në Francë. Loja nuk u vu kurrë në dyshim. Skuadra e Tuchel zhbllokoi ndeshjen në minutën e 8 me goditjen me kokë të Havertz, në krosimin nga këndi të Ziyech dhe dyfishoi falë Pulisic në asistin e Kante. Në letër ishte një nga ndeshjet më të pabalancuara të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve. E fusha konfirmoi ndjesitë e vigjiljes: mes Chelsea dhe Lille ka një hendek që shkon përtej 2-0 në Stamford Bridge, rezultat që u hap rrugën anglezëve për në çerekfinale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI