Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

DW: Sanksionet do t’i dhembin shumë Rusisë

Lapsi.al 23 February 2022
DW: Sanksionet do t’i dhembin shumë Rusisë

BE në sfondin e përshkallëzimit në konfliktin Rusi-Ukrainë ka vendosur sanksione të reja. Edhe G7 dhe Britania e Madhe reagojnë me sanksione ndaj veprimeve të Moskës. BE ra dakord që 27 persona dhe institucione ruse, që kërcënojnë njësinë territoriale të Ukrainës, të përballen me sanksione, deklaroi i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Edhe bankat, që financojnë misionet në territoret e separatistëve janë të prekura nga këto masa. Qëllimi është që të kufizohet aksesi i shtetit rus në tregun e financave të BE-së. Sanksionetdo të hyjnë në fuqi këtë javë. Borrell theksoi, se sanksionet do „t'i dhembin shumë Rusisë".

Sanksione edhe nga G7 Edhe vendet e industrializuara të grupit G7 kanë rënë dakord për një paketë sanksionesh të ashpra. „Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 dënuan ashpër shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare nga Rusia", shkruan në Twitter ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss. Si reagim ndaj këtyre zhvillimeve është rënë dakord për masa të koordinuara ndëshkuese me ashpërsim në rritje. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, deklaroi, se vendet e G7 dhe BE-ja janë në unanimitet lidhur me qëndrimin e mëtejshëm ndaj Rusisë. Baerbock tha, se ka parë „një vendosmëri të madhe" gjatë konsultimeve në Paris të shteteve të G7 dhe të BE-së. „Ne deshëm ta parandalonim këtë situatë", por Rusia tani vendosi për të kundërtën.
Josep Borrell | Indo-Pacific Ministerial Cooperation Forum
Londra vendos sanksionet e para Britania e Madhe reagoi pas përshkallëzimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës me sanksione ekonomike ndaj Moskës. Kryeminisri Boris Johnson deklaroi në dhomën e ulët të parlamentit, se pesë banka ruse dhe tre oligarkë rusë do të ngarkohen me sanksione si: ngrirja e pasurive të tyre si ndalimi i udhëtimit të tyre në Britaninë e Madhe. Të tjera sanksione mund të pasojnë në rast se do të vazhdojë përshkallëzimi./DW

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI