Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Edhe Italia unifikohet me kompeticionet Europiane: Kupa e Italisë i jep fund golit në fushën kundërshtare

Lapsi.al 23 February 2022
Edhe Italia unifikohet me kompeticionet Europiane: Kupa e Italisë i jep

Goli në transfertë nuk do të vlejë më dyfish as në Kupën e Italisë, por vetëm duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Kështu ka vendosur mbledhja e Këshillit të Ligës në Itali. Dy ndeshjet e fundit që do të luhen me rregullin që, goli në transfertë vlen më shumë se ai në shtëpi, do të jenë gjysmëfinalet Milan-Inter dhe Fiorentina-Juventus (ndeshjet e para janë planifikuar për 1 dhe 2 mars).

Siç parashikohej, Këshilli i Ligës ka standardizuar kështu atë që u vendos nga UEFA për kupat evropiane: golat e shënuar në shtëpi dhe në transfertë në ndeshjet e Champions, Europa League dhe Conference League kanë të njëjtën vlerë, pasi u hoq dorë nga rregulli që ishte në fuqi që nga viti 1965.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI