Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Hamilton rrëfen momentin kur mendoi tërheqjen: "Vlerësova të gjitha mundësitë, por adhuroj garat"

Lapsi.al 23 February 2022
Hamilton rrëfen momentin kur mendoi tërheqjen: "Vlerësova

Pas një pauze të gjatë për reflektim, Lewis Hamilton është rikthyer më i vendosur se kurrë. Muaj në të cilët piloti anglez u zhduk nga radari për të reflektuar për të ardhmen e tij pas zhgënjimit të Abu Dhabit me titullin e humbur në xhiron e fundit: "Tërheqja? Në fund të çdo sezoni mendohet për të ardhmen, veçanërisht në moshën time. Kam vlerësuar të gjitha opsionet, por më pëlqen ajo që bëj dhe të punoj me ekipin tim. Ndjej se jam në maksimumin tim, kështu që pse duhet të largohem? Ndihem në gjendjen më të mirë që kam qenë ndonjëherë."

Në Barcelonë, anglezi i Mercedesit dëshiron të fillojë një kapitull të ri fitues të karrierës së tij dhe paralajmëron Verstappen: "Nuk e kam takuar ende personalisht këtu në Barcelonë, por sigurisht që nuk do të mungojë rasti".

Më pas në lidhje me shkarkimin e Masi si drejtor i garave Hamilton thotë: "Mendoj se mes tyre duhet të kemi më shumë gra. I kemi pasur në të kaluarën, por nëse duam të punojmë mbi temën e diversitetit duhet të rrisim praninë e tyre".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI