Flash

OBSH jep lajmin e mirë: Statistikat tregojnë një rënie të numrit global të infektimeve dhe të viktimave nga Covid-19

Lapsi.al 23 February 2022
OBSH jep lajmin e mirë: Statistikat tregojnë një rënie

Numri global i rasteve të reja me Covid-19 u ul mesatarisht me 21% ndërsa ai i vdekjeve me 8% gjatë datës 14-20 shkurt, krahasuar me një javë më parë, shkruhet në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në nivel rajonal, vetëm rajoni i Paqësorit Perëndimor raportoi një rritje të lehtë të rasteve të reja, gjatë javës së fundit, ndërsa të gjitha rajonet e tjera raportuan ulje.

Rënia më e madhe e infektimeve të reja nga koronavirusi u regjistrua në rajonin e Mesdheut Lindor me 34% e ndjekur nga Amerika dhe Europa. Përsa i përket fataliteteve, sërish më shumë vdekje nga Covid-19 u regjistruan në Paqësorin Perëndimor dhe Afrikë, ndërsa në Azinë Juglindore u ulën me 37%, në Amerikë me 9%, Europë me 5% dhe Mesdheun lindor me 4%.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI