Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Qeveria e Ukrainës përballet me një tjetër sulm kibernetik

Lapsi.al 23 February 2022
Qeveria e Ukrainës përballet me një tjetër sulm kibernetik

Disa ueb-faqe të Qeverisë ukrainase dhe ueb-faqe të bankave të këtij shteti, nuk kanë pasur qasje më 23 shkurt. Qeveria në Kiev beson se kjo ndodhi për shkak sulmeve kibernetike.

Ueb-faqet e Parlamentit, Qeverisë dhe Ministrisë për Riintegrim të Territoreve të Okupuara ishin në mesin e ueb-faqeve që duket se ishin në shënjestër të sulmeve kibernetike.

Qeveria tha se sulmet duket se ishin të tipit DDoS, që nënkupton se në këto ueb-faqe ishin dërguar një numër i madh i kërkesave njëherësh, duke i larguar nga funksioni.

“Në orën 16:00 (sipas kohës lokale) nisi një sulm i madh DDoS ndaj shtetit tonë. Ne kemi të dhëna të rëndësishme nga një numër i bankave”, tha ministri i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov.

Për shkak të sulmit kibernetik, ueb-faqet qeveritare ishin të paqasshme apo mezi funksionin. Autoritetet kishin ndërmarrë masa të sigurisë pas sulmeve paraprake kibernetike, që duket se kanë parandaluar që edhe ueb-faqet e tjera qeveritare të jenë cak i sulmeve.

Javën e kaluar disa ueb-faqe ukrainase ishin cak i sulmeve. Gjatë kësaj jave, autoritetet ukrainase thanë se kanë parë paralajmërime online nga hakerët që thoshin se do të nisnin sulme të mëdha ndaj agjencive qeveritare, bankave dhe sektorit të mbrojtjes.

Në sulmin e javës së kaluar u shënjestruan Ministria e Mbrojtjes, disa ministri të tjera dhe dy banka. Për ato sulme, Ukraina fajësoi Rusinë, por Moska mohoi çdo përfshirje.

Frika nga një pushtim rus u intensifikua më 22 shkurt, kur Kremlini njohu si shtete të pavarura dy rajone në lindje të Ukrainës, që kontrollohen nga separatistët pro-rusë.

Rusia po ashtu ka miratuar kërkesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për dërgimin e trupave në lindje të Ukrainës, edhe pse ai nuk ka treguar se kur do t’i dërgojë trupat në rajonet lindore Luhanks dhe Donjeck./REL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI