Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Shevchenko zbret në fushë: "Ukraina adhuron lirinë, së bashku do të fitojmë"

Lapsi.al 23 February 2022
Shevchenko zbret në fushë: "Ukraina adhuron lirinë, së

"Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne. Por duhet të bashkohemi. Së bashku do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!". Andriy Shevchenko komenton kështu situatën e vështirë në vendin e tij. Ish-sulmuesi i Milanit postoi një imazh të kufijve të Ukrainës me flamurin kombëtar. "Ukraina është atdheu im. Unë kam qenë gjithmonë krenar për popullin dhe vendin tim. Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe në 30 vitet e fundit jemi formuar si komb. Një komb me qytetarë të sinqertë, punëtorë dhe liridashës. Ky është burimi ynë më i rëndësishëm”.

Një postim në të cilin Sheva ka dashur të bëjë të qartë se cili është qëndrimi i tij për një ngjarje që po mban pezull opinionin publik botëror dhe që po shqetëson seriozisht të gjithë Ukrainën, të kërcënuar seriozisht në kufi nga trupat ruse. Ish-sulmuesi i Milanit ka qenë gjithmonë shumë i lidhur me vendlindjen e tij dhe nuk ka humbur rastin të tregojë edhe një herë lidhjen e tij me Ukrainën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI