Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Lufta në Ukrainë, UEFA i heq finalen e Champions League Shën Petersburgut: të premten zyrtarizimi

Lapsi.al 24 February 2022
Lufta në Ukrainë, UEFA i heq finalen e Champions League Shën

UEFA ka vendosur që Shën Petersburgut t'i hiqet e drejta për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon, pasi Rusia sulmoi Ukrainën. Lajmin e ka bërë të ditur Associated Press. Të premten do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për të diskutuar krizën gjeopolitike dhe një burim i medias ka saktësuar se zyrtarët e UEFA-s do të konfirmojnë se ndeshja e planifikuar për në 28 maj nuk do të luhet në Rusi.

Ditët e fundit mediat britanike kishin hedhur idenë se finalja e Champions League mund të luhej në Londër, në Ëembley. Më pas erdhi mohimi nga UEFA, që megjithatë, duke marrë shkas nga fillimi i ndërhyrjes ruse në Ukrainë, thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të premten për të kuptuar se çfarë vendimesh do të merren për ngjarjet e javëve të ardhshme. Në rrezik edhe Rusi-Poloni, që do të luhet në 24 mars në Moskë, ndeshje e vlefshme për playoff për Botërorin e Katar 2022.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI