Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Orët e errëta të Europës/ Rusia nuk kursen më as civilët, bombat sjellin viktima dhe shkatërrim (VIDEO)

Lapsi.al 24 February 2022
Orët e errëta të Europës/ Rusia nuk kursen më as
Këtë të enjte Ukraina është zgjuar nga zhurma e bombardimeve ruse që kanë sjellë panik, viktima dhe shumë shkatërrim. Edhe pse Putin ka deklaruar se civilët nuk do të sulmohen pasi sipas tij Rusia po vepron për vetëmbrojtje, sërish vala e shpërthimeve ta targetuar zonat e banuara. Shteti i Ukrainës ka raportuar për sulme me raketa pranë qyteteve më të mëdha në vend. Ende nuk është bërë një bilanc i përditësuar, por viktimat numërohen me dhjetëra. Rojet kufitare ukrainase thanë se janë sulmuar nga artileri e rëndë, tanke dhe trupa nga Rusia.   Nëpër autostrada janë krijuar radhë të gjata me makina me civilë që kërkojnë t’i shpëtojnë luftës, duke u drejtuar nga qytetet perëndimore të vendit, pranë Polonisë dhe trupave të NATO-s.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI