Flash

Reagon ambasadori i Ukrainës në Shqipëri: Do ta mbrojmë sovranitetin tonë me të gjitha mënyrat

Lapsi.al 24 February 2022
Reagon ambasadori i Ukrainës në Shqipëri: Do ta mbrojmë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymor Shkurov dha një konferencë për shtyp në lidhje me sulmin rus ndaj vendit të tij. Pasi publikoi disa foto nga sulmi ai tha se hapësira ajrore e Ukrainës është zënë teksa po ndodh agresioni rus.

“Sot Rusia ka kryer agresion ndaj Ukrainës. Bombardimet janë kryer mbi objekte ushtarake, por edhe në qytete paqësore. Ky është akt lufte, sulm ndaj integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës. Sulm ndaj hartës së OKB.  Është shpallur gjendje ushtarake në të gjithë territorin, është mbyllur hapësira veriore. Në kufijtë me Bjellorusinë dhe Rusinë po kryhen luftime ushtarake. Janë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Presidenti ka paraqitur ligjin për mobilizim të përgjithshëm ushtarak“, tha ai.

Shkurov falenderoi Shqipërinë për mbështetjen dhe pozicionimin krah Ukrainës.

“Aktualisht mbështetjen zyrtare ndaj Ukrainës kanë shprehur Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, ministrja e jashtme, populli shqiptar në përgjithësi shpreh mbështetjen ndaj Ukrainës. Për këtë ju falënderoj. Ne nuk do ta dorëzojmë pavarësinë dhe sovranitetin tonë. Do ta mbrojmë Atdheun tonë me të gjithë mënyrat“, tha ai duke kërkuar nga Perëndimi më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI