Flash

Sondazhi për zgjedhjet e 6 marsit/ Grupimi i Berishës fiton Shkodrën

Lapsi.al 24 February 2022
Sondazhi për zgjedhjet e 6 marsit/ Grupimi i Berishës fiton
Pavarësisht përçarjes së opozitës dhe angazhimit të diplomatëve amerikanë, grupimi i Foltores duket të jetë ndjeshëm fitues në Shkodër. Kandidati i Shtëpisë së Lirisë është shumë më përpara edhe gati se ai i Bashës dhe Ramës së marë sëbashku, ndërsa Sali Berisha gëzon mendimin pozitiv të pjesës më të madhe (41,9%) të votuesve në Shkodër. Kryeministri Edi Rama pëlqehet nga një e katërta (28%) e këtij elektorati dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gëzon pëlqyeshmërinë e 14,6% të tyre. Lexo me tej:

Analiza e sondazhit për Durrësin/ Fiton Rama, Berisha shkatëron Bashën

Pëlqyeshmëria e shkodranëve për liderët politik, lidhet në mënyrë të drejtë me pëlqyeshmërinë që ata kanë për kandidatët për kryetar bashkie që i mbështesin këta kandidatë. Në bashkinë Shkodër, kandidati Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, i mbështetur nga Sali Berisha, gëzon pëlqyeshmërinë e pjesës më të madhe (42,3%) të votuesve. Kandidatja socialiste Majlinda Angoni pëlqehet nga thuajse një në tre (30,3%) votues shkodranë. Xhemal Bushati i Partisë Demokratike pëlqehet nga 18,5% e elektoratit në Bashkinë Shkodër. Rezultatet e anketës së Barometrit tregojnë se kandidati që perceptohen më shumë negativisht (51,5%) nga votuesit në Shkodër është ai i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.

Andi Bushati:Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 12-18 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI