Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sulmi në Ukrainë/ Shënohen shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur

Lapsi.al 24 February 2022
Sulmi në Ukrainë/ Shënohen shtatë të vrarë dhe

Makthi që kishte mbërthyer botën që nga fundi i vitit 2021 u kthye në realitet. Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, trupat ruse u futën në Ukrainë, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan në qytete të ndryshme të vendit, përfshi edhe kryeqytetin Kievin. Mediat ndërkombëtare raportojnë se 7 persona kanë humbur jetën pas bombardimeve ruse dhe 9 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë 19 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur pas nisjes së sulmeve.

Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi raportimet për sulm me predha në vendin e tij. Ai tha se Rusia ka sulmuar rojet kufitare dhe disa infrastruktura të Ukrainës. Sipas raportimeve, ushtria ruse nisi me pushtimin e Ukrainës nga disa fronte: konkretisht trupat kaluan kufirin nga Bjellorusia, Krime dhe krahinën e Donbasit. Ushtria ruse me anë të një deklaratë njoftoi se nuk hasi në asnjë rezistencë nga ana e rojeve kufitare ukrainase gjatë nisjes së pushtimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI