Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ukraina sulmohet/ Zelensky-qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, ushtria është në detyrë

Lapsi.al 24 February 2022
Ukraina sulmohet/ Zelensky-qytetarëve: Qëndroni në shtëpi,

Zhvillime të ethshme kanë mbërthyer vëmendjen e botës në ato që po ndodh këtë të enjte në Ukrainë, pasi Rusia nisi ndërhyrjen ushtarake. Pak minuta pas shpërthimeve të para nga bombardimet ruse, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është drejtuar me një mesazh popullit ukrainas. Zelensky i kërkoi popullit të tij të qëndrojë në shtëpi dhe të mos ketë frikë pasi ushtria është në detyrë dhe se SHBA ka nisur të bashkojë mbështetjen ndërkombëtare.

“Të dashur qytetarë ukrainas, sot në mëngjes presidenti (Vladimir) Putin njoftoi një operacion special ushtarak në Donbas. Rusia kreu sulme në infrastrukturën tonë ushtarake dhe rojet tona kufitare. Në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthime. Ne po vendosim gjendjen ushtarake në të gjithë territorin e vendit tonë. Një minutë më parë pata një bisedë me presidentin (Joe) Biden. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar të bashkojnë mbështetjen ndërkombëtare.

Sot secili prej jush duhet të ruajë qetësinë. Qëndroni në shtëpi nëse mundeni. Ne jemi duke punuar. Ushtria po punon. I gjithë sektori i mbrojtjes dhe sigurisë është duke punuar”, ka thënë ai.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI