Flash

Forcat ruse rrethojnë Kievin

Lapsi.al 25 February 2022
Forcat ruse rrethojnë Kievin

Shtëllunga tymi janë parë pak momente nga pak larg qendrës së Kievit. Në fotot e publikuara nga BBC shihet tymi duke u ngritur në kryeqytet. James White i BBC-së i ka marrë këto imazhe nga qendra e Kievit.

Tymi i zi u pa që ngrihej në anën lindore të lumit Dnieper në kryeqytetin e Ukrainës.

Ndërsa trupat ruse përparojnë, zyrtarët e inteligjencës amerikane janë të shqetësuar se kryeqyteti ukrainas i Kievit mund të bjerë nën kontrollin rus brenda disa ditësh, sipas dy burimeve të njohura me inteligjencën më të fundit.

Zyrtarët besojnë se Rusia është përballur me rezistencë më të ashpër nga forcat ukrainase sesa pritej, sipas burimeve. Zyrtarët ukrainas janë zotuar se do t’i rezistojnë çdo pushtimi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI