Flash

Ministri ukrainas: Rusia po sulmon kopshte të fëmijëve dhe jetimore

Lapsi.al 25 February 2022
Ministri ukrainas: Rusia po sulmon kopshte të fëmijëve dhe

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë të premten se sulmet ruse janë zgjeruar në kopshte të fëmijëve dhe jetimore.

Ai i ka konsideruar këto sulme si krime lufte dhe shkelje të Statutit të Romës.

“Bashkë me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ne jemi duke mbledhur këtë dhe fakte të tjera, të cilat do t’i dërgojmë menjëherë në Hagë. Përgjegjësia është e pashmangshme”. 

Pushtimi rus i Ukrainës nisi një ditë më parë. Putin nuk ndalet derisa të rrëzojë qeverinë e Kievit dhe të vendosë aty njerëz të kontrolluar prej tij për të penguar anëtarësimin në NATO të Ukrainës. Në këto dy ditë raportohet për mbi 100 të vrarë nga radhët e ushtarëve dhe civilëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI