Flash

Gjermania do të dërgojë qindra raketa dhe antitanke në mbështetje të Ukrainës

Lapsi.al 26 February 2022
Gjermania do të dërgojë qindra raketa dhe antitanke në

Shteti i Gjermanisë ka vendosur një hap konkret në mbështetje të Ukrainës, e cila po reziston me vështirësi ndaj sulmit të hapur të ushtrisë ruse. Berlini zyrtar do të dërgojë rreth 1 mijë armë antitanke si dhe 500 raketa tokë ajër të tipit Stinger në Ukrainë, si pjesë e një pakete ushtarake.

“Në këtë situatë, është detyra jonë të mbështesim Ukrainën ne mënyrën më të mirë, për të rritur kapacitetin e saj mbrojtës kundër ushtrisë pushtuese të Vladimir Putin”, tha kancelari Olof Scholz.

Ky është një vendim historik për Berlinin, që për herë të parë po kryen një furnizim me armë një vendi në një zone lufte, diçka që gjermanët kanë refuzuar të bëjnë deri më tani, duke kujtuar historinë tragjike të Luftës së Dytë Botërore.

Të këshilluara

CNN: Forcat ruse ndodhen 30 km larg Kievit

Pjesa më e madhe e forcave ruse ndodhen 30 kilometra larg nga qendra e Kievit, sipas një deklarate të ministrisë të mbrojtjes britanike, shkruan CNN Sipas mi...

13:59

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI