Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Video/ Ruiz i jep Napolit vendin e parë: Lazio dorëzohet në minutën e 94'

Lapsi.al 27 February 2022
Video/ Ruiz i jep Napolit vendin e parë: Lazio dorëzohet në

Napoli mposht Lazion 2-1 në Olimpico dhe përfiton nga gabimet e Milanit dhe Interit për të arritur kuqezinjtë në krye të Serie A. Napoletanët vuajtën për më shumë se një orë, por kaluan në avantazh me një të djathtë të shkëlqyer të Insignes në minutën e 62'. Pedro barazoi rezultatin në minutën e 88 me një goditje nga distanca, por në minutën e 94 mendoi Fabian Ruiz t'i jepte Spallettit tre pikët dhe vendin e parë.

Lazio luajti shumë më mirë në pjesën e parë dhe shpërdoroi avantazhin me Luis Alberton dhe një Immobile nën ton në këtë mbrëmje, më pas, në pjesën e dytë, një gabim në prapavijë i Lazios (ndërtimi i zakonshëm nga prapa) i dha mundësinë Insignes të shënojë golin e avantazhit, me sulmuesin të aftë të thyente Strakoshën me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës.

VAR anuloi dyfishimin e rezultatit nga Insigne (offside), më pas në të 88' Pedro ekuilibroi situatën me një goditje brilante me të majtën. U duk gjithcka e përfunduar, por në aksionin e fundit Lazio kapet e çekuilibruar dhe Fabian Ruiz shpiku një super gol nga jashtë zonës me të majtën, që nuk i la asnjë mundësië Strakoshës.

Italy Serie A

Torino 1-2 Cagliari

Verona 3-1 Venezia

Spezia 0-1 Roma

Lazio 1-2 Napoli

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI