Flash

Anonymous bllokon të gjithë shërbimet online në Bjellorusi derisa forcat ruse të largohen

Lapsi.al 28 February 2022
Anonymous bllokon të gjithë shërbimet online në Bjellorusi

Anonymous postoi se ka bërë një sulm hakerash në hekurudhat bjelloruse duke thënë se "të gjitha shërbimet janë jashtë funksionit dhe do të mbeten të tilla derisa forcat ruse të largohen nga territori i Bjellorusisë". Kolektivi i hakerave Anonymous ka pretenduar se ka bërë të paarritshme rreth 300 faqe interneti të kompanive, bankave dhe mediave shtetërore ruse. Faqet e prekura përfshijnë ato të gjigantëve të energjisë Gazprom, Lukoil dhe Rosneft dhe, me sa duket, ajo e agjencisë së lajmeve Tass. Një profil në Twitter i grupit publikoi një status, shoqëruar me flamurin ukrainas, ku shkruhet: "Duhet të na parashikonit".

Një llogari tjetër e lidhur me Anonymous pretendonte se kanalet televizive shtetërore ruse ishin hakuar "për të përcjellë të vërtetën rreth asaj që po ndodh në Ukrainë". Një profil publikoi videon e televizionit shtetëror rus, që transmetonte himnin kombëtar të Ukrainës dhe pretendonte se komunikimet ushtarake ruse përgjoheshin nga hakerat.

Anëtarët e grupit publikuan dje një video deklaratë për shtyp në të cilën premtuan se "këto veprime do të vazhdojnë pasi aktivistët nuk do të mbeten joaktivë ndërsa forcat ruse vrasin njerëz të pafajshëm që përpiqen të mbrojnë atdheun e tyre".

Burimi: Huffingtonpost.it

Të këshilluara

Pushtimi rus i Ukrainës ilustruar në foto

Pas muajsh ngritjeje ushtarake dhe kufijsh, Rusia nisi një sulm të paprecedentë ushtarak ndaj Ukrainës. Shpërthimet shpërthyen në një numër qytetesh ukrainas...

12:46

Cili është ndryshimi më i ri i Snapchat

Nëse deri tani Snapchat-i ju mërziste pasi nuk mund ta ndryshonit emrin- "username", duhet të mësoni ndryshimin e fundit të platformës. Duke nisur nga 23 sh...

13:42

Veshjet që ju duhen këtë pranverë

Shkurti ikën shpejt dhe pranvera vjen sa hap e mbyll sytë! Eshtë fiks ajo periudha që lind dëshira për blerje të reja dhe ndryshim garderobe, por mos u nxitoni....

17:51

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI