Flash

Banka e Rusisë rrit në rekordin 20% normën bazë të interesit

Lapsi.al 28 February 2022
Banka e Rusisë rrit në rekordin 20% normën bazë të

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën e saj bazë të interesit në 20%, nga 9.5%, për të kundërshtuar rreziqet e zhvlerësimit të rublës dhe inflacionit më të lartë, ndërsa zyrtarët po përpiqen të frenojnë pasojat nga sanksionet perëndimore. Banka qendrore tha gjithashtu se banorët rusë do të duhet të shkëmbejnë 80% të të ardhurave të marra në valuta të huaja në rubla.

“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, tha Banka Qendrore në një deklaratë.

Lëvizjet u bënë në përgjigje të sanksioneve financiare të vendosura nga SHBA-ja dhe aleatët e saj si kundërpërgjigje ndaj operacionit ushtarak rus në Ukrainë. Vendet perëndimore po kërkojnë të gjymtojnë sistemin financiar të Rusisë me një sërë masash që kufizojnë aksesin e saj në tregjet e huaja dhe rezervat e veta valutore.

Të këshilluara

Johnson: Vladimir Putin duhet të dështojë

Pas futjes së masave dhe sanksioneve të ashpra ndaj institucioneve financiare të Rusisë, kryeministri britanik, Boris Johnson, thotë se presidenti rus, Vladimir...

10:16

Ukraina: Ofensiva ruse është ngadalësuar

Kabineti qeveritar ukrainas ka njoftuar se forcat ushtarake ruse kanë ulur ritmin e ofensivës. “Ushtarët rusë kanë ulur ritmin e ofensivës, por ende po përpi...

09:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI