Flash

Danimarka është vendi i parë që lejon vullnetarët të shkojnë në Ukrainë

Lapsi.al 28 February 2022
Danimarka është vendi i parë që lejon vullnetarët

Danimarka është vendi i parë europian që ka lejuar vullnetarët t’i bashkohen luftimeve në Ukrainë. Shumë qytetarë të veshur me uniformat ushtarake janë nisur nga aeroporti i Koepnhagenit drejt Ukrainës. Thirrja e një dite më parë presidenti Zelenski është përqafuar nga shumë qytetarë të Europës, ndërkohë që edhe krerët e shumë shteteve janë shprehur se do të mbështesin të gjithë vullnetarët që do t’i bashkohen rezistencës së popullit ukrainas.

Më herët gjatë të dielës sekretarja e jashtme e Britanisë konfirmoi se ajo do të mbështeste çdo vullnetar që do të luftonte për Lirinë dhe Demokracinë, jo vetëm të Ukrainës, por edhe të Europës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI