Flash

Në mes të luftës, Zelenskiy nënshkruan aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Lapsi.al 28 February 2022
Në mes të luftës, Zelenskiy nënshkruan aplikimin për

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski të hënën nëshkruajti zyrtarisht aplikimin për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Në një publikim në rrjetin social Facebook, Zelensky shkruan se “sot nënshkrova aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”.

Ai i bëri thirrje më herët Unionit që të përshpejtonte procedurat e anëtarësimit në BE, nisur nga gjendja emergjente që ka prodhuar lufta. Ky akt i tij dëshmon në fakt rezistencën e Ukrainës përballë agrsionit rus, por ka pak gjasa që në këto kushte sic është ky vend të avancojë anëtarësimin për në BE apo NATO.

Për këtë të fundit Rusia ka kundërshtuar kategorikisht. Më herët përpara se të niste lufta, Putin i ka kërkuar Ukrainës që të hiqte dorë nga aspirata e saj për t'u anëtarësuar në NATO. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI