Flash

Protestat në Rusi kundër luftës, arrestohen rreth 6 mijë qytetarë

Lapsi.al 28 February 2022
Protestat në Rusi kundër luftës, arrestohen rreth 6 mijë

Autoritetet ruse kanë arrestuar gjithsej 5,942 persona për pjesëmarrje në protestat kundër luftës në të gjithë vendin që kur Kremlini urdhëroi pushtimin e Ukrainës, shkruan CNN.

Sipas të dhënave të fundit, 2802 persona janë arrestuar për pjesëmarrje në demonstrata të paligjshme në 57 qytete në të gjithë vendin të dielën. Vetëm në Moskë janë arrestuar 1275 persona.

Sipas ligjit rus, demonstratat e mëdha kërkojnë që protestuesit të aplikojnë për një leje, e cila duhet të dorëzohet jo më shumë se 15 por jo më pak se 10 ditë përpara ngjarjes. Të enjten, Komiteti Hetues rus paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme.

Ai gjithashtu tha se veprat penale mund të futeshin në dosjet kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të “lënin gjurmë në të ardhmen e personit në fjalë”.

Të këshilluara

Johnson: Vladimir Putin duhet të dështojë

Pas futjes së masave dhe sanksioneve të ashpra ndaj institucioneve financiare të Rusisë, kryeministri britanik, Boris Johnson, thotë se presidenti rus, Vladimir...

10:16

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI