Flash

Biseda telefonike, Biden përjashton ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së

Lapsi.al 1 March 2022
Biseda telefonike, Biden përjashton ndërhyrjen ushtarake të

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe homologu i tij ukrainas, Volodomyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike, që ka zgjatur 30 minuta.

Sipas mediave të huaja, gjatë kësaj bisede është diskutuar për një ashpërsim të sanksioneve ndaj Rusisë. Kujtojmë që SHBA është pozicionuar krah Ukrainës në këtë betejë. Ata kanë shpallur disa sanksione ndaj Putinit dhe zyrtarëve të tjerë rusë, me qëllimin që ata të ndalin agresionin. Biden ka deklruar, se SHBA nuk mund të përfshihet ushtarakisht në këtë betejë, sepse nëse kjo do të ndodhë, atëherë mund të nisi Lufta e III Botërore.

Sakaq, ai ka ndihmuar shtetin ukrainas me armatime dhe shumë monetare, si dhe inteligjenca e tyre ka zbuluar shumë plane të armikut. Ishte pikërisht SHBA që prej ditësh publikonte se Rusia kishte si qëllim pushtimin e Ukrainës, ata e bazonin këtë pretendim përmes pamjeve satelitore që tregonin angazhim të shtuar ushtarak në kufirin mes dy vendeve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI