Flash

Kërkesa e ministrit të Jashtëm rus: Armët bërthamore të kthehen në SHBA

Lapsi.al 1 March 2022
Kërkesa e ministrit të Jashtëm rus: Armët bërthamore

Rusia e konsideron të papranueshëm faktin që ne Evropë ka ende armë bërthamore amerikane.

Misnistri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar në Konferencën e OKB-së se ka ardhur koha që armët bërthamore amerikane në Evropë të kthehen në vendin e prodhimit, pra në SHBA.

“Është koha që armët bërthamore të kthehen në Shtetet e Bashkuara,” tha ministri i jashtëm rus. Lavrov pritej të shfaqej personalisht në Gjenevë, por ndalimet e udhëtimit e penguan.

Nëpërmjet një video mesazhi për konferencën ai tha se Rusia ishte e gatshme të fliste për stabilitetin strategjik me SHBA-në, por paralajmëroi se Perëndimi nuk duhet të ndërtojë objekte ushtarake në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Të udhëhequr nga Ukraina, shumë ambasadorë, përfshirë ata të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Australisë, Kanadasë, SHBA-së dhe BE-së, u larguan ndërsa Lavrov filloi të fliste.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI