Flash

Kievi i rrethuar për ofensivën e madhe, zbulohen lëvizjet e fundit të ushtrisë ruse

Lapsi.al 1 March 2022
Kievi i rrethuar për ofensivën e madhe, zbulohen lëvizjet e

Gjenerali Sir Richard Barrons, bashkë-kryetar i Universal Defense and Security Solutions, ka analizuar për mediat britanike, lëvizjet më të fundit të përparimit të Rusisë në Kiev. Karvani rus që shkon në periferi të kryeqytetit është 40 milje i gjatë dhe “përbën një bllokim gjigant të trafikut ushtarak rus”.

Gjenerali Sir Richard thotë se kjo është një shenjë e ” rritjes së besimit nga Rusia“ pasi nëse ukrainasit do të kishin një forcë ajrore, kolona do të ishte një objektiv i lehtë.

Numri i madh i automjeteve do të jetë gjithashtu një “ndryshim i madh në sasinë e dhunës që Rusia mund të sjellë në këtë konflikt”, thotë ai.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka sulmuar qytete duke përfshirë Kharkivin me bomba thërrmuese dhe bomba vakum. Gjenerali Sir Richard beson se mund të shohen këto lloje armësh të përdorura në Kiev deri në fund të kësaj jave.

Nëse ndodh, ai thotë se forcat ruse do të “shkatërrojnë qytetin që ata erdhën për të “çliruar”, duke vrarë një shumë të tmerrshme civilësh”.

Në një paralajmërim ogurzi, ai thotë se numri i viktimave në këtë rast “nuk do të jetë në dhjetëra apo qindra, por do të jetë në mijëra”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI