Flash

Polonia shpreh gatishmërinë për të ndihmuar Ukrainën për anëtarësimin në BE

Lapsi.al 1 March 2022
Polonia shpreh gatishmërinë për të ndihmuar Ukrainën

Teksa Ukraina u zgjua në ditën e 6 të luftës nga Rusia, kryeministri polak Matthew Morawiecki do të diskutojë sot në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbështetjen që duhet t’i jepet Ukrainës për t’u bashkuar me BE- në, tha një zëdhënës i qeverisë.

“Sot pasdite në Bruksel, kryeministri Moraëiecki do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, von der Leyen ”, shkroi Peter Mueller në Twitter.

“Çështja do të jetë mbështetja sistematike për Ukrainën në kontekstin e pranimit të saj në BE.”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi ditën e djeshme atërarësimin urgjent të vendit në familjen e Bshkimit Evropian, ndërsa pak më vonë dy delegacionet ruse dhe ukrainase shkuan në kufirin bjellorus për të biseduar për paqe. Megjithatë deri më tani nuk ka dalë anjë përfundim nga takimi, pasi pritte të zhvillohet dhe një raund in dytë takimesh mes dy vendeve.

Më herët autoritetet ukrainase k konfirmuan vdekjen e 70 ushtarëve të saj janë vrarë në një sulm të artilerisë ruse në qytetin verilindor të Okhtyrka. Forcat ruse këtë të martë kanë rrethuar qendrën rajonale të Khersonit në Ukrainën jugore.

Qyteti ka qenë i rrethuar dhe ka shumë ushtarë rus dhe pajisje ushtarake në të gjithë anët, e Khersonit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI