Flash

Presidentet e 8 vendeve thirrje për anëtarësim: BE t’i japë statusin kandidat Ukrainës

Lapsi.al 1 March 2022
Presidentet e 8 vendeve thirrje për anëtarësim: BE t’i

Liderit botërorë kanë reaguar në lidhje me sulmet ruse ndaj Ukrainës prej 6 ditësh, duke bërë thirrje për ndaljen e agresionit.

Presidentët te tetë shteteve në kuadër të reagimit të tyre kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian për anëtarësim e Ukrainës.

Presidentët e Estonisë , Bullgarisë, Republikës Çeke, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë, dhe Sllovenisë i janë kanë dorëzuar një letër të hapur BE duke kërkuar menjëherë statusin e vendit kandidat për Ukrainën dhe të nisë menjëherë negociatat për pranimin e saj zyrtar në bllok.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së të konsolidojnë mbështetjen më të lartë politike për Ukrainën dhe t’u mundësojnë institucioneve të BE-së të ndërmarrin hapa për t’i dhënë Ukrainës menjëherë statusin e vendit kandidat në BE dhe të hapin procesin e negociatave. Në këtë moment kritik, ne përsërisim solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën dhe popullin e saj”, shkruhet në letrën e tyre të përbashkët drejtuar BE-së.

Ndërkohë më herët vetë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për anëtarësim të Ukrainës në BE. Ndërsa në një reagim të bërë një ditë më parë BE është shprehur e gatshme dhe ka kërkuar nisjen e procedurave të aplikimit nga ana e Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI