Flash

Replikë me ministrin francez, Medvedev kërcënon Evropën me luftë

Lapsi.al 1 March 2022
Replikë me ministrin francez, Medvedev kërcënon Evropën me

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, deklaroi se Perëndimi i ka shpallur një luftë ekonomike Rusisë, në lidhje me sanksionet e rënda financiare që janë vendosur ndaj Moskës, si reagim për pushtimin e Ukrainës.

‘Do të zbatojmë një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë’, tha Le Maire në një intervistë radiofonike. I menjëhershëm ishte reagimi i Rusisë.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri, Dimitry Medvedev, i bëri thirrje zyrtarit francez që të bënte kujdes me deklaratat, pasi luftërat ekonomike mund të kthehen në luftëra reale.

‘Sot, një ministër francez ka thënë se na kanë shpallur luftë ekonomike. Mbaj gojën, zotëri!

Dhe mos harro që në historinë e njerëzimit, luftërat ekonomike shpeshherë kthehen në luftëra reale’, tha Medvedev në një postim në Twitter.©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI